Flash

Berisha nxjerr dosjen e përgjimeve të Jurgis Çyrbes (faksimile)

Lapsi.al 2 December 2024
Berisha nxjerr dosjen e përgjimeve të Jurgis Çyrbes (faksimile)

Pas vrasjes së të dielës në Ndroq, janë rikthyer në media copëza përgjimesh të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjes që fliste me Altin Hajrin për të nxjerrë nga burgu Julian Gjoshin, autorin e krimit që ndodhi dje.

Dosja me përgjimet e Jurgis Çyrbjes nuk ka dalë e plotë në media, por ajo duket se disponohet nga Partia Demokratike. Gjatë konferencës për mediat, Sali Berisha ka publikuar një faqe të dosjes ku Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij, Julian Gjoshës. Faksimile më poshtë:

"Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.

A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër?

Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin. Lexojeni aty.

Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen.

Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen.

Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani.

Ja ku e keni.

Në këtë rast nuk është Dado.

Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh.

Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI