Flash

Berisha: Në Ndroq u vra dëshmitari i zhdukjes së Jan Prengës!

Lapsi.al 2 December 2024
Berisha: Në Ndroq u vra dëshmitari i zhdukjes së Jan

Sali Berisha tha se vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq u krye për të eleminuar dëshmitarin e fundit të zhdukjes së Jan Prengës. Sipas Berishës, vrasja ka ndodhur për shkak se Altin Hajri ka kërkuar zhdukjen e tij.

"Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i cmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Këto që shihni ju, dosjet, vijnë nga jashtë. Dumani flen mbi to. Janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij" tha Berisha.

Kreu i demokratëve i referohet zhdukjes së Jan Prengës në hotel Golden në Shijak, një person që u vra me porosi pas një konflikti mes trafikantëve të drogës në Britaninë e Madhe. Për këtë ngjarje akuzohet Altin Hajri dhe të afërm të tij.

Vrasësi i identifikuar nga policia është Julian GJosha, kunati i Altin Hajrit. Viktima kishte punuar më parë në hotelin e tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI