Flash

Ambasadori Hovenier: Nuk mund ta themi që është Serbia pas sulmit!

Lapsi.al 2 December 2024
Ambasadori Hovenier: Nuk mund ta themi që është Serbia pas

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ripërsëritur se dënojnë ashpër sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit të premten mbrëma.

Hovenier ka thënë SHBA-ja mbështet autoritetet kosovare në kryerjen e hetimeve, dhe se ende është herët të dihet se kush është përgjegjës.

“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin Albin Kurti ku diskutuam më shumë rreth sulmit që ndodhi të premten mbrëma. Ajo që mund të them dhe po e ripësëris është që ne dënojmë fuqishëm këtë sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shtuar se autorët e këtij akti duhet të gjenden dhe të mbahen përgjegjës.

“SHBA mbështet autoritetet kosovare dhe ky proces kërkon hetim të kujdesshëm që autorët të gjenden dhe të mbahen përgjegjës. Këto akte dhune janë të patolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët…”, tha Hovenier.

I pyetur se a qëndron Serbia prapa këtij akti, Hovenier u shpreh se “në këtë pikë nuk mund të themi asgjë”.

“Në këtë pikë SHBA nuk është në pozitë që të thotë se kush qëndron prapa këtij sulmi. Ne kemi ofruar mbështetjen tonë autoriteteve kosovare për hetimet dhe që autorët të gjenden sa më parë. Nuk jemi në pozitë të spekulojmë për ndonjë grup specifik ose shtet, është ende herët”, u shpreh ambasadori amerikan.

Ndërkaq shefi i Zyrës së BE-së, Avio Orav ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër Lepenc, dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Orav nuk tha asgjë më tepër për mediat, vetëm se thirrja e Borrellit ishte e qartë, dhe se u njoftuan me zhvillimet e fundit mbi sulmin e të premtes mbrëma.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI