Flash

Detajet/ Ish-gjyqtarja e arrestuar nga SPAK informatore e vëllezërve Çopja

Lapsi.al 25 November 2024
Detajet/ Ish-gjyqtarja e arrestuar nga SPAK informatore e vëllezërve

Dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë një operacioni blic në qytetin e Elbasanit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar më parë masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.

Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se ditën e djeshme janë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave të lidhur me krimin, si edhe në disa biznese.

Akuzat ndaj Pajtime Fetahut për lidhje me bandat

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.

“Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

“Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur në sallën e gjyqit në GJKKO gjatë seancës së 2 Gushtit 2024, ku ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kush është Zihni Shahu

Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.

KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI