Flash

SPAK akuza dy gazetarëve/ Berisha mbron Qynon, sulmon Artan Hoxhën

Lapsi.al 25 November 2024
SPAK akuza dy gazetarëve/ Berisha mbron Qynon, sulmon Artan Hoxhën

SPAK ka lënë në detyrim paraqitje dy gazetarë ditën e sotme, Elton Qynon dhe Artan Hoxhën për marrëdhëniet që kanë krijuar me disa anëtarë të bandave kriminale, për të cilët kanë raportuar në media. Ende është e paqartë se çfarë ka gjetur SPAK nga bisedat Sky ECC, por në një konferencë për mediat, Sali Berisha ka mbrojtur gazetarin e Oraneës Elton Qyno dhe ka sulmuar gazetarin Artan Hoxha.

"Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno I cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e edi ramës me krimin.

Rrëmbimi i tij nga altin dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Grabitja e telefonit të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumenta që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi I tij në Aruba, tek dhuratat etj etj përbëjnë një akt criminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

Kërkoj heqjen e menjëhershme të masës ndaj gazetarit Elton Qyno sikundër i shpreh solidaritetin e Partisë Demokratike. Ata që vendosën këto masa tentojnë të mbyllin kanalet e transparencës së mediave. Vendosja e masave njëkohësisht ndaj gazetarit guximtar dhe trim Elton Qyno me Artan Hoxhën, antar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por I mbrojtur nga Altin Dumani gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arrest shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumenta zyratre informmojnë se Artan Hoxha shkelmoi detyrën e gazetarit dhe u bë anëtar aktiv i bandës Bajri-Gjoka. Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri tjetrin. Lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku" tha Berisha.

Arrestohet gazetari Artan Hoxha, detyrim paraqitje dhe për Elton Qynon

Më herët SPAK, ka bastisur shtëpinë e gazetarit Elton Qyno për shkak se ky kishte siguruar të plota përgjimet e dosjes së Elbasanit në SKY ECC. Këto përgjime përfshinin disa prej emrave më të njohur të krimit në Elbasan, nga përplasjet e të cilëve pati disa të vrarë.

SPAK i akuzon dy gazetarët si pjesë të bandave kriminale, megjithatë faktet konkrete që prokurorët pretendojnë se kanë kundër tyre, mbeten për t'u parë. Me punën e tyre, Hoxha dhe Qyno i kanë vënë shpeshherë në vështirësi prokurorët për faktet që kanë publikuar në media.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI