Flash

Polici me snajper e priti Eduart Reçin çdo natë nga ora 19:00 deri në 23:00

Lapsi.al 25 November 2024
Polici me snajper e priti Eduart Reçin çdo natë nga ora 19:00

Detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së Eduart Reçit janë bërë publike.

Policia ka vërtetuar me pamje filmike se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë. Nga analizimi i tyre ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit. Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë Dukaj është pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë. Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë. Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin. Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin derin në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta ku ka qëlluar drejt Reçit.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI