Flash

Pas daljes nga SPAK, Këlliçi: U thirra për denoncimin e kompanisë 5D!

Lapsi.al 25 November 2024
Pas daljes nga SPAK, Këlliçi: U thirra për denoncimin e

Pas daljes nga SPAK, Belind Këlliçi ka pranuar se ishte thirrur nga prokurori Klodian Braho për denoncimet e tij në lidhje me aferën "5D", për të cilën janë arrestuar disa nga ish-bashkëpuntorët më të afërt të Erjon Veliajt. Këlliçi tha se do të ruante sekretin hetimor, por se kishte kritikat e tij për disa pika të hetimit.

"Kam 13 muaj që e bëj publike në mënyrë të përditshme aferat korruptive dhe vjedhjen galopante në Bashkinë e Tiranës. Sot u paraqita në SPAK, në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes së dosjes 5D, z. Klodian Braho, ku pata një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e caktuar prej tij të Policisë Gjyqësore, në lidhje me dosjen famoze 5D.

Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor dhe që më është kërkuar nga organi i akuzës që të mos i bëj publike, sigurisht që nuk kam ndërmend t’i bëj publike. Por padyshim dua të ndalem pak te kërkesa ime dhe te deklaratat e mia të dhëna edhe para organit të akuzës.

Vijoj t’i qëndroj fort kërkesës për zbatimin e të gjithë rekomandimeve të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, të dhëna para pak muajsh, në të cilat kërkohet hetimi i shtetases Jona Bejko, e cila ka deklaruar në komunikimet e saj private, tashmë të bëra publike, se hoteli me vlerë 50 milionë euro në Durrës ka si aksioner “Lali Erin”. Të na e sqarojë organi i akuzës kush është “Lali Eri” për të gjithë qytetarët shqiptarë që ende nuk e dinë.

Kam kërkuar në mënyrë të veçantë të hetohet roli i prestanomes, administratori Nestor Muhametllari, i cili është i vetmi prestanomë de facto, që është i lirë dhe ndaj të cilit nuk ka ende asnjë masë. Duhet të hetohet cili ka qenë roli i këtij individi, pasi mendoj se dëshmia e tij mund të shërbejë si një moment kyç për zbardhjen e kësaj afere.

Vijoj ta kritikoj SPAK-un në raport me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Nuk kam si të mos e kritikoj, kur sot që flasim, ne që jemi këtu paguajmë 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston. Kanë kaluar 4 vite nga hapja e kësaj çështjeje, dhe prokuroria ende ka frikë t’i përmendë emrin Erion Veliajt.'- u shpreh Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI