Flash

Detaje te reja/ Cilët janë vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Eduart Reçit

Lapsi.al 24 November 2024
Detaje te reja/ Cilët janë vëllezërit e arrestuar për

Policia ka vënë në pranga këtë të diel dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në 13 nëntor në zonën e Rrugës së elbasanit në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka. Ky i fundit është është oficer policie pasi punon si OPGJ në komisariatin numër 2 të Tiranës.

Tashmë janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar.

Vrasja e Eduart Reçit/ Dyshohet se ekzekutuan me plumb në kokë

Ditën e shtunë, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, 6 objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Gjithashtu mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë. Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka.

Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës ndërsa janë arrestar nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI