Flash

Protesta në Londër/ Pjerin Ndreu fyen protestuesit

Lapsi.al 24 November 2024
Protesta në Londër/ Pjerin Ndreu fyen protestuesit

Një nga qytetarët shqiptar, që po proteston në Londër lidhur me takimin e Ramës me diasporën, Enkelejd Omi ka treguar një incident që ka ndodhur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Kryebashkiaku ka ofenduar protestuesit dhe është dashur ndërhyrja e policisë që ky i fundit të largohej, ka thënë Omi në një lidhje me Syri tv.

"Patëm një debat me kryetarin e bashkisë Lezhë që erdhi duke acaruar shqiptarët duke i sharë e ofenduar këtu e kuptoj se sa të ultë janë e deri ku kanë arritur’- u shpreh qytetari.

'Ai person është turpi i të gjithë shqiptarëve edhe çuditem për shumë shqiptarë të cilët kanë ardhur sot këtu edhe kanë hyrë brenda dhe është turp, turp duke ditur vuajtjet e shqiptarëve dhe gjendjen e Shqipërisë momentalisht.

Jam shumë i çuditur që shoh sot disa shqiptarë këtu dhe mund të jenë dikur te 300 veta aktualisht, dhe një pjesë e tyre kanë ardhur nga Shqipëria dhe sillen prej 3 ditësh nëpër rrugët e Londrës.

Patëm një debat me kryetarin e bashkisë Lezhë që erdhi duke acaruar shqiptarët që ishim në protestë dhe erdhi policia e largoi.

Besoj se ka pasur edhe filmime, sepse erdhi deri afër nesh duke na sharë e ofenduar dhe këtu e kuptoj se sa të ultë janë e deri ku kanë arritur" tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI