Flash

Aksident i trefishtë në Fushë Milot, tre të plagòsur

Lapsi.al 24 November 2024
Aksident i trefishtë në Fushë Milot, tre të plagòsur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Milot, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve nga policia, makina e cila drejtohej nga një 38-vjeçar me inicial A.B., nga Kurbini është përplasur me dy automjete të tjera, duke lënë kështu tre të lënduar, pasagjerë të një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të lënduar kanë mbetur shtetasit me iniciale Z. H., 40 vjeçe, L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi përpasjen, 38-vjeçari nga Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Në Fushë- Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. B, është përplasur me automjetin me drejtuesen shtetasen J. M. dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në automjetin e shtetasit A. Sh., konkretisht shtetasja Z. H., 40 vjeçe, dhe shtetasja L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI