Flash

Londër/ Thirrje "Rama ik" në sallën e mitingut me emigrantët

Lapsi.al 24 November 2024
Londër/ Thirrje "Rama ik" në sallën e mitingut me

Edi Rama është pritur me thirrjet; "Rama ik! Deri kur..!" edhe brenda sallës ku po zhvillohet takimi me diasporën në Londër, ku ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve për zgjedhjet e vitit 2025.

Brenda sallës pati protestues me parrulla në duar; Deri kur..! të cilët u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë.

Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi duke sulmuar opozitën që sipas tij nxit emigrantët të bëjë akte të tilla duke mos i shkuar ndër mend vështirësitë që shqiptarët hasin në vendet e huaja pas largimit nga një Shqipëri e cila nuk të jep më shpresë.

“Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftes për ambasadorin tonë se ishte i gatshëm të shkonte në takim pastaj ata nuk u bënë më të gjallë”. tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI