Flash

Gjykata lë në burg ish-shefin e kadastrës së Durrësit

Lapsi.al 22 November 2024
Gjykata lë në burg ish-shefin e kadastrës së Durrësit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kryeregjistruesin e pronave Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimi u shpall nga gjyqtari Xhevdet Lika, pasi dëgjoi palët që kërkuan masa të ndryshme për 52-vjeçarin i cili nuk ishte i pranishëm në seancë për shkaqe shëndetësore.

Prokurorja e çështjes Mediana Meta pasi arsyetoi arrestimin e tij për shpërdorim detyre në bashkëpunim kërkoi lënien e tij në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë, atë të detyrim paraqitjes pranë policisë gjyqësore, që nuk u pranua nga gjykata.

Sipas hetimeve, Kona, në bashkëpunim me juristin e Kadastrës, kushëri i tij, dhe hartografin, ka regjistruar një sipërfaqe prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të një 44-vjeçareje me banim në Tiranë.

Toka, e cila më parë kishte statusin ‘shtet’, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.

Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e ASHK-së. Për këtë tokë, gjykata kishte vendosur më herët, në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.

Ndërkohë, tre bashkëpunëtorët e tjerë, juristi, hartografi dhe përfituesja e tokës, janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj afere që ka shkaktuar cenim të rëndë mbi pronat shtetërore.

Të këshilluara

Maliq, zjarr në një banesë

Rreth orës 17:30 një banesë në pronësi të shtetasit Durim Rusi është përfshirë nga flakët në fshatin Sovjan të Maliqit. Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëj...

19:55

Itali, shqiptari kapet me 2 kg kokainë

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me mbi 2 kg kokainë të pastër në banesën e tij. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar...

17:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI