Flash

Policia kap qindra mijëra euro në doganën e Muriqanit

Lapsi.al 18 November 2024
Policia kap qindra mijëra euro në doganën e Muriqanit

Një 36-vjeçar është arrestuar në doganën e Muriqanit, pasi akuzohet se tentoi të fuste në Shqipëri 331 000 euro, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

I arrestuari është Fadil Halmusaj. Ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë shtetasi P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë. 

Gjatë operacionit “Zinxhiri”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M.

Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Të këshilluara

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga në SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihen ende arsyet pse ish-ligjvënësi socialist është thirrur për t’u marrë në pyetje ng...

13:38

Monika Kryemadhi në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj. E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u sh...

13:20

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI