Flash

Detajet/ Nxënësi i plagosur me thikë para shkollës "Fan Noli"

Lapsi.al 18 November 2024
Detajet/ Nxënësi i plagosur me thikë para shkollës "Fan

Nxënësit e shkollës Fan Noli në Tiranë kanë përjetuar momente tmerri mesditën e sotme kur kanë parë shokun e tyre të klasës së nëntë, të shtrirë në tokë para shkollës me barkun e çarë me thikë.

I mituri ka mbetur i plagosur pas një sherri me një nxënës tjetër të klasës së tetë pak metra para hyrjes së shkollës, kur sapo kishin dalë nga mësimi. Në momentin e ngjarjes, para shkollës kanë qenë disa qindra nxënës që sapo kishin dalë nga mësimi.

Nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy adoleshentëve, por një prej tyre qëndroi për disa minuta në trotuar para hyrjes së shkollës i shtrirë në tokë, me një plagë në bark, nga ku rridhte gjak. Skena ka shokuar fëmijët dhe kalimtarët përreth, disa prej të cilëve e kanë marrë të miturin në një makinë të rastit për ta çuar në spital.

Ende nuk dihet nëse ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se në spital kanë përfunduar të dy fëmijët që prindërit i kishin nisur për në shkollë këtë mëngjes./Lapsi.al

Të këshilluara

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga në SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihen ende arsyet pse ish-ligjvënësi socialist është thirrur për t’u marrë në pyetje ng...

13:38

Monika Kryemadhi në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj. E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u sh...

13:20

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI