Flash

Britania si Italia/ Negociata me Vietnamin, Turqinë dhe Kurdistanin për emigrantët

Lapsi.al 17 November 2024
Britania si Italia/ Negociata me Vietnamin, Turqinë dhe Kurdistanin

Laburistët britanikë në qeveri janë duke negociuar me Vietnamin, Turqinë dhe Kurdistanin për të frenuar fluksin e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez. Lajmin e ka dhënë gazeta “The Sunday Times” sipas së cilës qeveria britanike është duke shkuar në të njëjtën linjë me atë që po ndjek kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Por mediat britanike shkruajnë se nëse një gjë e tillë zyrtarizohet do të ketë “shumë vetulla që do të ngrihen” pasi ishte vetë qeveria e Sir Keir Starmer që anuloi planin e administratës së mëparshme konservatore për të dërguar azilantët e refuzuar në Ruanda.

Sipas të njëjtave burime, sekretarja e Brendshme Yvette Cooper është caktuar të finalizojë marrëveshjet e "bashkëpunimit dhe sigurisë" përpara fundit të vitit. “The Times” shkruan se këto marrëveshje ka të ngjarë të jenë të ngjashme me strategjinë e Italisë për t’u paguar shuma të mëdha këtyre vendeve në këmbim të shtimit të përpjekjeve për të parandaluar kalimet me varka të vogla.

Suksesi i Italisë në reduktimin e ardhjeve të emigrantëve me më shumë se 60% në vitin 2024 është përshëndetur si rezultat i marrëveshjeve të saj financiare me Tunizinë dhe Libinë, të cilat janë angazhuar në shtimin e sigurisë kufitare, zhvillimin ekonomik dhe trajnimin e rojeve bregdetare.

Sir Keir vlerësoi përpjekjet e Italisë gjatë një udhëtimi në Romë në shtator, ku ai theksoi se është më mirë të trajtohen shkaqet rrënjësore të migrimit në Afrikën e veriut sesa të merren me ardhjet. Kryeministri e ka përshkruar qasjen si "pragmatizëm britanik", duke theksuar qëllimin e laburistëve për të "shpartalluar" rrjetet e kontrabandës së njerëzve për të zvogëluar kalimet në Kanal. ©LAPSI.al

"Labour plans Meloni-style migrant deals" headlines the Sunday Times

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI