Flash

Berisha – shqiptarëve të Londrës: Ramën priteni me vezë dhe domate

Lapsi.al 17 November 2024
Berisha – shqiptarëve të Londrës: Ramën priteni me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh online shqiptarëve dhe aktivistëve të diasporës në Londër. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të angazhohen në zgjedhjet e ardhshme me qëllim “që të mbështesin opozitën dhe të punojnë për ndryshimin e regjimit aktual, të cilësuar si një “narkoshtet”.

Berisha e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, si një diktaturë që shkel të drejtat demokratike dhe përdor taktika të frikësimit dhe korrupsionit për të ruajtur pushtetin.

Ai tha se Shqipëria ka më shumë të burgosur politikë sesa vende të njohura për represion si Bjellorusia dhe Rusia.

“Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë. Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë. Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë.

Edi Rama do vijë në Londër, me vezë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës. A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës. Sot, është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme, sepse paratë grabiten dhe plaçkiten” – tha ndër të tjera Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

SPAK dërgon për gjykim Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ka paraqitur më 15 nëntor, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurit Alqi Bll...

12:36

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI