Flash

Mbledhje e përbashkët qeverie mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 18 November 2024
Mbledhje e përbashkët qeverie mes Kosovës dhe Maqedonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar se këto dy shtete nuk kanë mosmarrëveshje mes vete.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë fqinj, miq e partnerë të lidhur.

“Së pari po e nisi me një pikë të rëndësishme, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë që është çdo herë në rritje por edhe përmes lidhjeve, familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti, njofton Klankosova.

Më tej, shefi i qeverisë theksoi rëndësinë simbolike të takimit që po mbahet sot, pasi tha se përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.

“Gjatë këtyre viteve janë nënshkruar 50 marrëveshje dhe memorandume që na ofruan më shumë me njëri-tjetrin, dhe rëndësi ka zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë”, tha kryeministri, njofton Klankosova.

Po ashtu, Kurti shprehi kënaqësinë dhe nderin që në Prishtinë mirëpriti homologun maqedonas, Hristijan Mickoski dhe delegacionin e tij për takimin e dytë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI