Flash

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga në SPAK

Lapsi.al 18 November 2024
Ish-deputeti i PS, Armando Prenga në SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga është paraqitur sot në SPAK.

Nuk dihen ende arsyet pse ish-ligjvënësi socialist është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Kujtojmë që Armando Prenga hoqi dorë nga mandati i tij në shkurt 2017 pasi akuzave se nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë në Itali. Ndërsa në maj 2023 i shpëtoi një atentati në Kurbin.

Atentati ndaj Armando Prengës

Ish-deputeti u qëllua me armë zjarri pas një konflikti të dhunshëm në një qendër numërimi në Kurbin. Një përfaqësues i opozitës u godit me grushte në qendrën e numërimit. Ai u shpreh se personi që e kishte dhunuar ishte Arben Prenga, vëllai i Armando Prengës, ish-deputetit socialist.

E për pasojë, më 18 Maj 2023, një person sulmoi me armë ish-ligjvënësin Armando Prenga. Ky i fundit shkoi në komisariat duke treguar se personi që e qëlloi me armë ishte shtetasi Fatbardh Ismajli, djali i personit të dhunuar në qendrën e numërimit më 15 Maj.

27-vjeçari Fatbardh Ismajli kishte qëlluar 3 here me armë zjarri në drejtim të makinës së Armando Prengës.

Shkak i këtij konflikti ishte dhunimi i babait te tij Islam Ismajli nga vëllai i Armando Prengës në qendrën numërimit të votave

Dorëzimi i mandatit

Kujtojmë që ish-deputeti i Qarkut të Lezhës dorëzoi mandatin më 27 shkurt 2017 dorëzoi mandatin, me anë të një letre dërguar kreut të atëhershëm të Kuvendit Ilir Meta, ku sqaronte edhe arsyet e dorëheqjes.

Prenga shkruante se e mori vendimin për qetësinë e tij dhe të familjes, duke i konsideruar shpifje dhe të padrejta deklaratat e opozitës për të.

Prokuroria kishte kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Armando Prengës më 15 shkurt 2017, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat për plotësimin e të dhënave, në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali.

Armando Prenga rezulton se kishte ndryshuar emrin kohë më parë, pasi fillimisht quhej Mondi Prenga.

Por në formular, ish-deputeti shprehej se nuk ishte dënuar asnjëherë më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë si brenda dhe jashtë vendit.

Ndërsa në deklarimin se a ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar, Prenga kishte shënuar “Po” pasi është arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në Komisariatin e Laçit në shtator të vitit 2015.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj. E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u sh...

13:20

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI