Flash

Vuçiç takohet me Orbanin në Budapest

Lapsi.al 14 November 2024
Vuçiç takohet me Orbanin në Budapest

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në një takim në Budapest të enjten nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në prag të një seance të Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Vuçiq shkroi në llogarinë e vet në Instagram se Orbani dhe Qeverinë e tij “nuk janë vetëm partnerë strategjikë e politikë të Serbisë, por edhe miq të sinqertë”.

Zyra e Vuçiqit ka bërë të ditur se në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe anëtarë të qeverive, të cilët pas seancës do të nënshkruajnë një sërë dokumentesh dypalëshe.

Kjo është seanca e dytë e Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

E para u mbajt në qershor të vitit 2023 në Paliq, kur u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, si dhe një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni nafte që do ta lidhë rafinerinë e Novi Sadit me Hungarinë.

Siç është paralajmëruar, ky tubacion duhet të ndërtohet deri në vitin 2027.

Serbia dhe Hungaria bashkëpunojnë edhe në çështjen e gazit. Në korrik 2023, ata nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një kompanie të përbashkët tregtare të gazit.

Për shkak të mungesës së kapaciteteve të veta, Serbia ka marrë me qira edhe depo gazi nga Hungaria.

Vuçiqi dhe Orbani kanë theksuar vazhdimisht se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë në një “nivel të lartë dhe historik”, dhe Orban është ithtari kryesor i hyrjes së shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, Serbia dhe Hungaria ruajnë marrëdhëniet e tyre edhe me Pekinin dhe Moskën, duke shkaktuar pakënaqësi në Bashkimin Evropian./REL

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI