Flash

Pse nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin/ Përgjigjet Ilir Meta

Lapsi.al 14 November 2024
Pse nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin/ Përgjigjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në Euronews Albania se arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare.

I pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg, Meta u përgjigj: “Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme.

Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua” – tha Meta. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Meta flet nga qelia: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI