Flash

Vrasja e dyfishtë, si nisi konflikti në Klinë

Lapsi.al 14 November 2024
Vrasja e dyfishtë, si nisi konflikti në Klinë

Një ngjarje e rëndë tronditi Klinën pasditen e së mërkurës. Dy persona mbetën të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në sheshin kryesor të Klinës në rrugën “Mujë Krasniqi”. Në vendin e ngjarjes, policia konfiskoi një armë zjarri, një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja.

Viktimat janë të moshës 23 dhe 21-vjeçare, Rexhep dhe Albison Shlivova, ndërsa autor i dyshuar është 19-vjeçari Jon Hoti, i biri i ish-nënkryetarit të Komunës së Klinës, Besim Hoti, aktualisht kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë.

Madje edhe krimin A2 mëson se i riu e kreu me armën e të atit, të cilën e kishte me leje nga koha kur mbante detyrën zyrtare në Komunë.

Një prej viktimave kishte humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës. I dyshuari, edhe pse ishte largua rang vendi i ngjarjes, ishte arrestuar vetëm pak orë më vonë.

“Janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet, do të intervistohen shumë dëshmitarë, është intervistuar personi i dyshuar dhe njëkohësisht video-incizimet, provat e tjera gjatë procesit hetimor do të zbulohet edhe motivi i kësaj vrasje të dyfishtë e cila është cilësuar si vrasje e rëndë”, deklaroi Shkodran Nikçi nga prokuroria e Pejës.

A2 CNN mëson nga burimet e saj se ngjarjes së rëndë i kishte paraprirë një konflikt mes dy familjeve të cilat jetojnë në të njëjtin fshat, Jashanicë, por që konflikt nuk ishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Për shkak të mundësisë që konflikti të zgjerohet mes familjeve të cilat jetojnë afër, prokuroria ka kërkuar nga policia që të jetë e pranishme 24 orë në fshat.

“Prokurori i Shtetit në aspektin operativ ka autorizuar Policinë e Kosovës që në fshatin ku i përkasin familja e të pandehurit dhe familja e viktimave të vendosen pika statike të Policisë së Kosovës si masa preventive për siguri si dhe njëkohësisht veprime të tjera të cilat në këtë fazë janë konfidenciale”, theksoi Nikçi

Gjykata Themelore e Pejës, pasditen e së enjtes, në bazë të kërkesës së prokurorisë, vendosi që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Të këshilluara

Alarm për bombë pranë burgut në Burrel

Një alarm për bombë është dhënë në Burrel. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se, një pako është konstatuar pranë burgut të Burrelit dhe dyshohet se ka ...

12:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI