Flash

Inflacioni bazë ulet sërish, arrin nivelin më të ulët prej tetori 2021

Lapsi.al 14 November 2024
Inflacioni bazë ulet sërish, arrin nivelin më të ulët

Inflacioni bazë ra për të dytin muaj radhazi në tetor dhe preku nivelin më të ulët në tre vitet e fundit.

Sipas informacionit Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë zbriti në 2.19%, nga 2.32% që kishte qenë në muajin shtator. Edhe me bazë vjetore inflacioni bazë ngelet në rënie të ndjeshme. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni bazë shënonte nivelin 3.67%.

Me rënien e mëtejshme të muajit tetor, inflacioni bazë është stacionuar pranë nivelet mesatar historik, prej 2.2%.

Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Në veçanti, inflacioni bazë lidhet me presionet e brendshme inflacioniste, që në vitet e fundit janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.

Inflacioni bazë ngelet pak më i lartë se inflacioni mesatar në ekonomi, por në vija të përgjithshme ka ndjekur tendencën e tij rënëse. Sipas INSTAT, për tetorin inflacioni zbriti në 1.9%, duke qëndruar nivelin më të ulët në më shumë se tre vjet.

Në analizën e Bankës Qendrore, rënia e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2024 ka pasqyruar, në masën më të madhe, rënien e inflacionit të importuar. Paralelisht me të, edhe inflacioni i gjeneruar nga zhvillimet e brendshme ekonomike ka ardhur në rënie, por kjo rënie ka qenë më e ngadaltë dhe presionet e brendshme inflacioniste ndodhen pranë mesatareve të tyre afatgjata.

Lexo më tej: Shqipëria kishte ekonominë më pak të kredituar në rajon edhe për vitin e kaluar 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi javën e kaluar të ulë normën bazë të interesit nga 3% në 2.75%. Kjo ishte ulja e dytë e normës bazë për këtë vit, pas uljes së parë të vendosur në fillim të muajit korrik.

Banka e Shqipërisë e motivoi këtë vendim me rreziqet më të mëdha afatshkurtra për rënie të mëtejshme të inflacionit poshtë objektivit, duke konfirmuar projeksionin e saj për një rikthim të inflacionit pranë objektivit prej 3% vitin e ardhshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste ndodhen pranë niveleve mesatare afatgjata.

Inflacioni i brendshëm në ekonomi rezultoi rreth 2.1% në tremujorin e tretë, nga 2.3% që ishte një tremujor më parë. Banka e Shqipërisë vëren megjithatë se efekti I kursit të këmbimit nuk reflektohet vetëm ën inflacionin mallrave të importuar. Ajo vlerëson që, si inflacioni i brendshëm dhe inflacioni bazë pasqyrojnë, ndonëse në një masë më të vogël, ndikimin e forcimit të kursit të këmbimit të lekut. /E.Sh. Monitor

Të këshilluara

Alarm për bombë pranë burgut në Burrel

Një alarm për bombë është dhënë në Burrel. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se, një pako është konstatuar pranë burgut të Burrelit dhe dyshohet se ka ...

12:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI