Flash

Shkarkohet prokurorja e Kurbinit, Ajola Prençi

Lapsi.al 14 November 2024
Shkarkohet prokurorja e Kurbinit, Ajola Prençi

Prokurorja e Kurbinit, Ajola Prençi, është shkarkuar nga detyra nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me unanimitet.

KPA la në fuqi vendimin nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Gjatë procesit të rivlerësimit të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në vitin 2021, u konstatua një raport negativ i DSIK-së për figurën, bazuar në informacione për bashkëshortin ish-prokuror të Ajola Prençit, të dënuar për korrupsion, si dhe një balancë negative në blerjen e një apartamenti.

Ajola Prençi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe për një dekadë e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës. Në vitin 2014, ajo u emërua në Prokurorinë e Matit, ndërsa prej vitit 2016 e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kurbinit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI