Flash

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Tepelenë

Lapsi.al 14 November 2024
Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Tepelenë

Çifti i bashkëshortëve Ajdini, viktima të aksidentit të sotëm në aksin Tepelenë-Fier, ishin të martuar prej një viti dhe çdo të enjte tregtonin rroba të përdorura në pazarin e Cakranit, 5 km larg vendit të aksidentit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të autobotit të ujit Sazan Arapi, 61 vjeç, banues në Ndërmenas. Pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur edhe banorë të Levanit, të cilët janë shokuar nga humbja e jetës e dy përfaqësuesve të komunitetit të tyre rom.

Madje ka pasur edhe një moment tensioni me policinë. Ata kanë tentuar të konfrontohen me drejtuesin e autobotit, por duke qenë se edhe ai së bashku me bashkëshorten e tij, Arjanisa Arapi, 55 vjeçe kanë qenë të plagosur, situata është qetësuar shpejt.

Të këshilluara

Alarm për bombë pranë burgut në Burrel

Një alarm për bombë është dhënë në Burrel. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se, një pako është konstatuar pranë burgut të Burrelit dhe dyshohet se ka ...

12:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI