Flash

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar shuhet në aksident (Emri)

Lapsi.al 14 November 2024
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar shuhet në aksident (Emri)

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën 21-vjeçari shqiptar, Rilind Thaqi. I riu nga Malisheva ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24-vjeçar doli nga rruga. Mjeti është përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.

Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të. Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtruar në spital gjatë natës. 24-vjeçari ka dalë mëgjesin e sotëm nga spitali ndërsa për vdekjen e 21-vjeçarit është njoftuar edhe familja. Sipas medias italiane i riu kishte një vit që nuk ishte takuar me familjarët dhe pritej të kthehej në Malishevë por aksidenti tragjik i mori jetën.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI