Flash

Në darkë me Lukashenkon/ Pamjet që Edi Rama nuk do që të publikohen

Lapsi.al 14 November 2024
Në darkë me Lukashenkon/ Pamjet që Edi Rama nuk do që

Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte qenë pjesë e një darke informale, gjatë qëndrimit në Azerbajxhan, i ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Në postimin që bëri në rrjetet sociale, Rama e quajti sheikun arab një mik të mirë të Shqipërisë dhe shpërndau foto nga darka, siç duken në postimin më poshtë. Linku i plotë KETU

[caption id="attachment_958841" align="alignnone" width="793"]Foto nga darka me presidentin e Emirateve te Bashkuara që ka publikuar Edi Rama Foto nga darka me presidentin e Emirateve te Bashkuara që ka publikuar Edi Rama[/caption]

Por në darkën informale që organizoi presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka marrë pjesë edhe presidenti i Bjellorusisë, aleati i ngushtë i Putinit në luftën ndaj Ukrainës, Aleksandër Lukashenko.

Pamjet e këtij të fundit mungojnë në fotot që Rama ka përzgjedhur të ndajë me publikun, por ato janë publikuar nga agjencitë përkatëse të presidencës së Emirateve dhe të Bjellorusisë.

Nga këto fotot shihet se në krahun e majtë të emirit arab është ulur Edi Rama, ndërsa në krahun e tij të djathtë qëndron autokrati bjellorus, Aleksandër Lukashenko, bashkëpuntori i afërt i Vladimir Putinit.  Diktatori bjellorus është një ndër mbështetësit kryesorë të Rusisë në agresionin ndaj Ukrainës.

Deri tani ai ka thënë se presidenti rus nuk ka kërkuar që trupat bjelloruse t'i bashkohen pushtimit. Por Bjellorusia ka mbështetur Rusinë duke mbajtur gati një sasi armësh bërthamore taktike te fqinjit të saj, që nga qershori 2023.

I pyetur nëse Putini është gati t'i përdorë armët bërthamore të stacionuara në Bjellorusi, Lukashenko ka këmbëngulur se aleati i tij "nuk do t'i përdorte kurrë" armët pa pëlqimin e liderit bjellorus.

Gjithsesi Lukashenko tha se vendi i tij është "plotësisht i gatshëm" të përdorë armët bërthamore, nëse është e nevojshme, por "vetëm nëse çizmja e një ushtari [të huaj] hyn në Bjellorusi".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI