Flash

Tre aksidente sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, 5 të plagosur

Lapsi.al 14 November 2024
Tre aksidente sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, 5 të

3 aksidente dhe 5 të plagosur është bilanci i pasdites së sotme në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë

Aksidenti me i rëndë ka qenë ai në afërsi të fshatit Hundënisht, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë ngelur të plagosur 3 persona, përfshi dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere e cila ka qenë në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve dhe burimet që vijnë nga ky spital thonë se gjendja e drejtuesve të mjeteve është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pasagjerja në gjendje më të rëndë

Dy të tjerë janë plagosur në aksidentin në afërsi të fshatit Mëmëlisht ndërsa aksidenti i tretë më dëme materiale ka ndodhur në zbritje të Qafë Thanës.

Sipas policisë, të tre aksidentet kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështisë në rrugë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI