Flash

PD kallëzon në SPAK deputetin socialist, Anduel Tahiraj

Lapsi.al 12 November 2024
PD kallëzon në SPAK deputetin socialist, Anduel Tahiraj

Anduel Tahiraj, deputet i Partisë Socialiste, u denoncua në SPAK nga Partia Demokratike, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Në një deklaratë për mediat, Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD për Tiranën, tha se kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist.

“Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.

Nëpërmjet deputetëve të opozitës investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojmë të bëjë detyrën që i kërkon ligji.

Sidomos t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burgosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë”, tha Balliu.

Në vijim, ai u shpreh se për njerëzit e PS-së ka arrestime sa për show ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit.

“Edi Rama mund të shfajësohet për hajdutët që mbledh rreth vetes, duke pretenduar se nuk e di kur i hanë kumbulla pas shpine, por një pyetje mbetet pa përgjigje.

Si ka mundësi që ky zotëria shkon e gjen vetëm ata që vjedhin e vrasin? E ndjekin ata këtë apo i gjen ky vetë, se të tillë i duhen dhe të tillë i pëlqejnë?”, tha Balliu.

Të këshilluara

Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK (FOTO)

Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Ai ka qenë ministër i energjisë dhe infrastrukturës gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste në ...

13:59

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI