Flash

Irritohet Ilir Beqaj në komision: Mua mos më thoni "i shkreti"!

Lapsi.al 12 November 2024
Irritohet Ilir Beqaj në komision: Mua mos më thoni "i

Prej disa orësh Ilir Beqaj pret t'i japin leje të bëjë një prezantim me poëer point në nisje të dëshmisë së tij në komisionin hetimor për sterilizimin. Beqaj ka dëgjuar me orë debatet mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës, ndërsa në një moment ka humbur durimin pasi drejtuesja e komisionit iu referua si "ky i shkreti".

Sipas Albana Vokshit, Beqaj është një tjetër i keqpërdorur nga mazhoranca socialiste që pasi e shfrytëzoi për vjedhjen e miliona eurove tani e ka çuar në burg.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/Ilir-Beqaj.mp4"][/video]

Albana Vokshi: "Po ne skenarin e kuptuam, por më vjen keq për atë të shkretin që po e keqpërdorni!

Ilir Beqaj: A ka mundësi fjalën "i shkreti" mos e vësh në gojë për mua?

Albana Vokshi: Po si të them mo? Gjynaf? A të të them gjynaf?

Ilir Beqaj: Fare! Nuk kam nevojë për asnjë konsideratë personale nga ju!

Ilir Beqaj është në burg prej disa muajsh, pas një karriere të gjatë politike përkrah kryeministrit Edi Rama. Ai ishte Ministër Shëndetësie, deputet, drejtues i institucioneve që menaxhonin paratë e ndërkombëtarëve etj. Ai akuzohet për vjedhjen e fondeve të BE nëpërmjet restorantit të tij Gzona dhe për korrupsion me koncensionin e sterilizimit që kushtoi më shumë se 100 milion euro nga buxheti i shtetit.

Të këshilluara

Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK (FOTO)

Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Ai ka qenë ministër i energjisë dhe infrastrukturës gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste në ...

13:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI