Flash

“Punë një jetë, pensioni në dietë”, pensionistët protestë para Kryeministrisë

Lapsi.al 12 November 2024
“Punë një jetë, pensioni në dietë”,

Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë kanë dalë sërish sot para Kryeministrisë për të kërkuar rritjen e pensioneve. Ata thanë se pensioni nuk u del as për ilaçe e ushqimet e shportës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion e vjedhje.

Me pankarta si “Punë një jetë, pensioni në dietë” apo “Hiqni dorë nga korrupsioni të na rritet pensioni”, pensionistët kanë bërë thirrje për t’u bashkuar.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë. Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare. Shtresa e tretë ka vuajtur në kohën e Enverit dhe të Hitlerit. Na iku Enveri, erdhi Hitleri. Ku jeni o shqiptarë, fëmijët tanë të vijnë të votojnë për ta hedhur këtë”, tha një e moshuar.

"Pensioni social 500 euro. Ky na do vetëm votën. Vërtetë na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike, na ka bërë me oksigjen, por ama ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen, t’ia heqim tubat këtij. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

Të këshilluara

Aksident në segmentin Milot-Rrëshen

Një aksident është regjistruar në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen. Mësohet dy automjete janë përplasur njeri me tjetrin ne afërsi te Urës me Harqe. E...

17:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI