Flash

Tre të rinj godasin me thikë 16-vjeçarin në Korçë

Lapsi.al 12 November 2024
Tre të rinj godasin me thikë 16-vjeçarin në

Një konflikt i dhunshëm raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 10, në Korçë, pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi”.

Policia e Korçës bën me dije rreth orës 13:20 dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.

16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.

16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Të këshilluara

Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK (FOTO)

Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Ai ka qenë ministër i energjisë dhe infrastrukturës gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste në ...

13:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI