Flash

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli në SPAK

Lapsi.al 12 November 2024
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli në SPAK

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është marrë në pyetje.

Nuk ka ende informacion në lidhje me arsyen e thirrjes së tij, por kujtojmë që dy vite më parë, SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin pas zbulimit të skandalit me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta dhe informacione dhe po ashtu edhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi menynë “100 Fshatra”.

Agolli u mor ne hetim nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Dritan Agolli është denoncuar edhe nga News24 për pagat marramendëse në këtë institucion.

Dy vite më parë, kur edhe u publikuan të dhënat mbi pagat, u zbulua se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kishin paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

Ndërsa vetë Dritan Agolli kishte një pagë afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj.

Të këshilluara

Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK (FOTO)

Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Ai ka qenë ministër i energjisë dhe infrastrukturës gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste në ...

13:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI