Flash

Rrahje, të plagosur e avion nga Izraeli: çfarë ndodhi vërtetë në Ajax-Maccabi

Lapsi.al 9 November 2024
Rrahje, të plagosur e avion nga Izraeli: çfarë ndodhi
Amsterdam u bë skenë e përleshjeve të ashpra para, gjatë dhe pas ndeshjes së Europa League mes Ajax dhe Maccabi Tel Aviv. Rreth 62 arrestime në total dhe trazira në pika të ndryshme të qytetit shënuan 24 orët e çmendura në kryeqytetin e Holandës. Prej kohësh kishte shqetësime për këtë ndeshje, për shkak të ardhjes së mbështetësve izraelitë në Amsterdam dhe demonstratave të njëkohshme pro Palestinës. Në fakt, tensioni ishte në ajër që mbrëmjen para sfidës në Johan Cruijff Arena. Sipas mediave holandeze, gjithçka kishte nisur pikërisht natën para ndeshjes. Mbështetësit e Maccabi Tel Aviv dyshohet se filluan trazirat duke hequr një flamur palestinez nga një ndërtesë. Më pas, situata u përshkallëzua me shkatërrimin e makinës së një taksisti, të cilin e rrahën, duke shkaktuar zemërimin e taksistëve të tjerë që kërkuan përleshje në një kazino.

Këngët që tmerruan publikun holandez

Disa tifozë të Maccabi, gjithashtu, janë parë të armatosur me zinxhirë metalikë, të gatshëm për të sulmuar para ndeshjes me Ajax. Kaosi u përshkallëzua para ndeshjes për shkak të një manifestimi të autorizuar filo-palestinez rreth stadiumit, i cili më pas u zhvendos një kilometër larg për arsye sigurie. Megjithatë, manifestuesit filo-palestinezë dhe tifozët e klubit izraelit përfundimisht u bashkuan rreth Arenës. Situata u përkeqësua edhe gjatë ndeshjes, kur tifozët izraelitë refuzuan të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e përmbytjes në Valencia. Madje ndezën fishekzjarrë të paligjshëm dhe kënduan këngë kundër Palestinës që tmerruan stadiumin: “Nuk ka shkolla në Gaza sepse nuk ka më fëmijë”.

Raporti i policisë gjatë natës së përleshjeve në Amsterdam

E gjithë kjo shkaktoi përleshje edhe pas përfundimit të ndeshjes, të cilën e fitoi Ajax. Jashtë stadiumit, Jerusalem Post raportoi për një “gjueti ndaj izraelitëve” ku tifozët e Maccabi u rrahën, u kërcënuan me thika dhe drejtues automjetesh tentuan t’i shtypnin. Një zëdhënës i policisë shpjegoi për RTL News se Njësia Mobile ndërhyri për shkak të përleshjeve në qytet. “Pati trazira, madje edhe në sheshin Dam – shpjegoi ai. – Nuk mund të identifikojmë se kush janë, grupet janë të vështira për t’u dalluar mes tyre, pothuajse të gjithë janë të veshur me rroba të errëta”.

Arrestimet gjatë natës dhe paralajmërimi i ambasadës izraelite

Shumica e arrestimeve u kryen për prishje të rendit publik ose për ndezje të fishekzjarrëve. Një oficer gjithashtu pësoi dëmtime në dëgjim. Kanali AT5 i Amsterdamit raportoi më pas se policia, pas ndeshjes, arriti të shpëtojë tifozët e Maccabi Tel Aviv vetëm vonë në mbrëmje. Ndërkohë, ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara kishte ndarë në platformën X imazhet e incidenteve të ndodhura në Amsterdam, duke ftuar izraelitët që kishin nevojë për ndihmë të kontaktonin ambasadën. Sot, policia e Amsterdamit, përmes postimeve të shumta në platformën X, ka bërë një përmbledhje të situatës: “Policia ka nisur një hetim të rëndësishëm për episode të shumta dhune. Deri tani, dihet që pesë persona janë dërguar në spital dhe 62 individë janë arrestuar. Policia është e informuar për raportimet që përfshijnë një situatë të mundshme pengjesh dhe persona të zhdukur, dhe disa prej tyre janë gjetur. Edhe ky aspekt është nën hetim.”

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI