Flash

Episodi kurioz i Lille-Juventus: “Takimi i Thiago Motta me David që askush nuk e pa”

Lapsi.al 7 November 2024
Episodi kurioz i Lille-Juventus: “Takimi i Thiago Motta me David që

Në moshën 24-vjeçare dhe pasi ka shënuar shumë gola në Ligue 1, Jonathan David është gati për një hap drejt një klubi të madh. Praktikisht gjysma e Europës është e interesuar për të, duke marrë parasysh që kontrata e tij përfundon në qershor 2025 dhe ai nuk ka ndërmend ta rinovojë. Juventus ka treguar interes për të, fillimisht gjatë drekës me drejtuesit e Lille para ndeshjes dhe më pas me teknikun Thiago Motta, i cili në fund të ndeshjes shkëmbeu disa fjalë me sulmuesin kanadez.

Thiago Motta bisedon me Jonathan David

“Corriere dello Sport” shkruan për një shkëmbim të shkurtër mes trajnerit të Juventusit dhe sulmuesit të Lille:

Detaji i vogël i këtij përshëndetjeje mes Thiago dhe David, pas përfundimit të ndeshjes, ndoshta i ka shpëtuar kamerave të vëmendshme. Dyshja pati mundësinë të shkëmbenin disa fjalë, dhe kush e di nëse, përveç përshëndetjeve miqësore, kjo nuk ishte një rast për të siguruar një premtim për të ardhmen. Gjatë drekës së organizuar nga UEFA të martën mes delegacioneve të dy klubeve (të pranishëm ishin Ferrero, Giuntoli dhe Chiellini për Juventusin) në hotelin Clarance në Lille, tema vetëm u përmend kalimthi.

Lexo më tej: Një operacion si i Osimhen: i vëzhguari special i Giuntoli është sulmuesi i Lille Jonathan David

Kërkesa e francezëve është 20 milionë, të cilën Juventus nuk dëshiron ta shpenzojë, sidomos duke qenë se lojtari që nga janari mund të bjerë dakord me këdo që dëshiron.

Megjithatë, bardhezinjtë preferojnë të paguajnë një shumë për të kaluar konkurrencën e fortë, sidomos nga klubet angleze që nuk kanë probleme të sigurojnë paga të mëdha. Giuntoli është tashmë në punë për të sjellë një dhuratë për Mottan në janar…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI