Flash

Me qëllim apo jo? Mings shkakton penalltinë e pabesueshme, Martinez e pa i habitur

Lapsi.al 7 November 2024
Me qëllim apo jo? Mings shkakton penalltinë e pabesueshme, Martinez e
Ndeshja e Champions League mes Brugge dhe Aston Villa u karakterizua nga një episod i pabesueshëm. Me rezultatin 0-0, anglezët po përgatiteshin të bënin një rivënie nga porta, me portierin Martinez që pasoi topin te mbrojtësi Mings brenda zonës së rreptësisë. Por, në një veprim të papritur, Mings e ndaloi topin me duar dhe më pas ia kaloi sërish portierit argjentinas. Arbitri nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të jepte një penallti për Brugge, për prekjen e qëllimshme të topit me dorë nga Mings. Arbitri, gjermani Stieler, nuk pati dyshime për këtë veprim dhe menjëherë akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Vanaken e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar skuadrën e Brugge në avantazh kundër një Aston Villa të befasuar. Martinez shikoi nga arbitri me shpresën se mund të ishte një gabim, por Stieler e dha të saktë penalltinë. Nuk ka diskutim sa i përket rregullores, pasi topi ishte vënë në lojë në mënyrë të rregullt nga Martinez. Mings duhej të kishte vazhduar aksionin, por sigurisht jo ta ndalte topin me duar për të lejuar Martinez të niste sërish lojën. Ky veprim u konsiderua si një faull i zakonshëm që shkakton një penallti, pasi ndodhi brenda zonës së Aston Villa. Në një farë mënyre, ishte si një autogol për ekipin e Emery, që praktikisht ia dhuroi avantazhin Brugge.

Emery e zëvendësoi Mings pak pas penalltisë

Një episod i ngjashëm kishte ndodhur më parë në një ndeshje të famshme mes Arsenal dhe Bayern, por edhe në disa raste të tjera, sidomos në Bundesliga. Mbrojtësi i Villians, Mings, autori i faullit, po debutonte në një kompeticion europian, duke qenë se sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i gjatë në gju, dhe ai dhe shokët e tij të skuadrës protestuan shumë te Stieler për vendimin. Mings e pranoi vendimin mes habisë së shokëve të tij, dhe Emery nuk hezitoi të bënte zëvendësimin e tij pak pas episodit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI