Flash

Arteta: "Arbitri vendosi ndeshjen me Inter, ishte penallti për ne. Ajo e Inter jo"

Lapsi.al 7 November 2024
Arteta: "Arbitri vendosi ndeshjen me Inter, ishte penallti për ne. Ajo
Për Inter mjaftoi një penallti nga Calhanoglu (turku ka shënuar 19 nga 19 që kur ka veshur fanellën e zikaltërve) për të mposhtur Arsenal dhe për të shkuar në krye të tabelës së Champions League me 10 pikë. Por pikërisht ajo penallti, së bashku me vendimet tjera të arbitrit Kovacs, zemëruan trajnerin e Gunners, Mikel Arteta, i cili sulmoi arbitrin në konferencën për shtyp. "Penaltia e dhënë në favor të Inter? Nuk e kuptoj. Nuk ka asnjë rrezik. Nuk mund të reagosh sepse topi është shumë afër. Sidoqoftë, në rregull, vendosën se është penallti. Por, nëse kjo është penallti, atëherë ajo ndaj Mikel Merino, ku Sommer e godet në kokë, duhet të jetë një penallti 100%. Këto janë diferencat në këtë lojë, dhe është shumë e vështirë të pranojmë. Nuk mund të bëjmë asgjë, për fat të keq duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë përpara”. "Gjëja më e keqe e mbrëmjes është rezultati, jo performanca ndaj një prej skuadrave më të forta në Evropë - shtoi Arteta -. Ne kemi njëfarë përgjegjësie për humbjen, mund të kishim shënuar të paktën dy gola. Dhe në fund pati dy vendime që shënuan rezultatin. I befasuar nga Inter kaq i tërhequr? Jo, sepseka dy faza loje dhe ata ishin të aftë t'i bënin, nuk jam i befasuar nga kjo. E përsëris, gjëja më negative ishte rezultati". Lexo më tej: Video/ Penalltia e Calhanoglu shuan Arsenal, Inter i dyti: Barça spektakël në Beograd Më pas për gjendjen e Havertz, i cili doli i goditur nga një përplasje kokë më kokë me Bisseck: "I bënë disa qepje, le të shpresojmë që ai të jetë mirë për ndeshjen e ardhshme të kampionatit". I njëjti problem edhe për Merino: “Nuk ka probleme të mëdha, por gjithsesi në dy ditët e fundit nuk ishte në maksimumin e tij”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI