Flash

UEFA, grusht i fortë kundër arbitrave spanjollë: përjashtohen nga Champions League!

Lapsi.al 7 November 2024
UEFA, grusht i fortë kundër arbitrave spanjollë:

Ndoshta askush nuk i ka kushtuar vëmendje, por UEFA po zhvillon një betejë kundër arbitrave të kombësisë spanjolle. Institucioni më i lartë i futbollit europian po përdor qëndrim të ashpër ndaj gjyqtarëve spanjollë për shkak të një episodi që ndodhi gjatë Kampionatit Europian të zhvilluar në Gjermani këtë verë.

Ngjarja që shkaktoi këtë mosmarrëveshje është ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës dhe rasti i famshëm i prekjes me dorë nga Cucurella, që nuk u sanksionua. Ky episod, i cili ishte një faull i qartë dhe i dukshëm, nxiti shumë debat, pasi as arbitri në fushë dhe as VAR-i nuk dhanë penallti në favor të gjermanëve. Por çfarë lidhje kanë arbitrat spanjollë me këtë?

Lexo më tej: Dora e Cucurella që eliminoi Gjermaninë, Uefa pranon gabimin në Euro 2024: "Ishte penallti"

Rrjedhja e informacionit që nuk i pëlqeu UEFA-s

Arbitrat spanjollë po paguajnë drejtpërdrejt për një çështje të shkaktuar nga të tretët. Në dy javët e fundit të Champions League, asnjë ndeshje nuk është drejtuar nga arbitra me kombësi spanjolle. Arsyeja është se UEFA e pranoi që arbitri në ndeshjen Gjermani-Spanjë duhej të kishte akorduar penallti, por kjo vendimmarrje duhej të mbetej sekrete. Megjithatë, gazetari spanjoll Pedro Martin e bëri publik lajmin, gjë që nuk u prit mirë nga UEFA, e cila vendosi për një qëndrim të ashpër ndaj arbitrave spanjollë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI