Flash

“Na kanë shpallur në kërkim", zbardhen bisedat në mes Çyrbjes dhe kriminelit

Lapsi.al 8 November 2024
“Na kanë shpallur në kërkim", zbardhen bisedat në

Detaje të reja kanë dalë për çështjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.

Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Më poshtë nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc ish-deputeti i jep informacion sekret të kërkuarit Besmir Huqi.

Nga analiza e komunikimeve të zhvilluara në datë 29.12.2020, rezulton se, personi nën hetim është informuar nga shtetasi Besmir Huqi (alias Farruku), se këtë të fundit, edhe një të afërmin e tij i kishin shpallur në kërkim, lidhur me problemet ligjore që kanë patur me autoritetet italiane të drejtësisë, Por, meqenëse Besmiri nuk ishte i sigurt për arsyet e shpalljes në kërkim, ka kërkuar ndihmë nga i hetuari që të interesohej lidhur me saktësinë e informacionit që i kishin dhënë.

Në datën 29.12.2020 komunikimi mes tyre: 

“Na kan qit në kërkim, kan kap Erin. Nuk jam i sigurt, duhet me mor informacion”, thotë Huqi.

“Kuptoj, Ok se marr un”, thotë Çyrbja.

“Ngjo do ma shofësh emin. Të jap timin ene të Visit, Besmir Huqi. Ergys huqi”, thotë Huqi.

Ndërsa, në komunikimet e datës 30.12.2020, i hetuari Çyrbja e informon Besmirin se, informacioni rreth tij ka qenë i saktë, pasi në ngarkim të tij kishin ardhur aktet për shpalljen e personit në kërkim nga jashtë shtetit, duke i konfirmuar dhe akuzën konkrete për të cilën ishin të shpallur në kërkim.

“Villa te kan ardh nga andej, organizat kriminale, trafik”, thotë Çyrbja.

Bazuar në këqyrjen e sistemit TIMS, Huqi ishte shpallur në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana pasi Gjykata e Salernos Itali kishte lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal italian.

Të këshilluara

Arsyeja e vërtetë pse humbi Kamala Harris

Donald Trump është kthyer. Por mos u gaboni: kjo ishte disfata e Joe Biden. Pas një palë zgjedhjesh të konsideruara “ne fije te perit”, të gjithë po shikojnë mb...

21:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI