Flash

Meta: Arratisja s'ka ekzistuar në imagjinatën time

Lapsi.al 7 November 2024
Meta: Arratisja s'ka ekzistuar në imagjinatën time

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se arrestimi i tij ishte një rrëmbim në mënyrën më bandoreske që ekziston. Nga qelia e paraburgimit tek 313, Meta në një intervistë për emisionin “Frontline’ në Report Tv, e ka quajtur ‘fletërrufe’ dosjen e SPAK ndaj tij dhe mohon në mënyrë kategorike të ketë pasur ndonjëherë në mend idenë e arratisjes.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Keni kundërshtuar mënyrën e arrestimit, çfarë prisni nga ankimimi juaj? A kishit menduar të arratiseshit apo arrestimi ju gjeti të papërgatitur?

Meta: Mos vallë ju prisnit të duartrokisja rrëmbimin tim në mënyrën më banditeske, më të paligjshme dhe më antikushtetuese nga njerëz me maska, me armatim të rëndë, që s’pranojnë të identifikohen dhe që nuk paraqesin asnjë akt ndalimi apo shkresë zyrtare? Sa për arratisjen, as ka ekzistuar kjo në imagjinatën time ndonjëherë dhe kjo ka qenë dëshira e atyre që kanë kryer këtë krim të rëndë për llogari të mafias ndërkombëtare që sot kontrollon shtetin tone të kapur dhe të dështuar. Lidhja ime me Shqipërinë ka qenë dhe do mbetet e patjetërsueshme në të gjitha stinët dhe rrethanat.

Pyetje: Cilat janë provat tuaja përkundrejt akuzave për lobing, pastrim parash dhe korrupsion?

Meta: Është detyra e SPAK-ut të përmbushë barrën e provës. Por, nuk ekziston asnjë prove nga ana e SPAK kundër meje në fletërrufenë prej 165 faqesh të mbushur me intervista e dëshmi kontradiktore nga njerëz që kanë patur gjithmonë probleme me drejtësinë. Ata janë të gjithë si ai bashkëpunëtori i policisë që u përdorur nga Narkopolicia për rrëmbimin

Të këshilluara

Arsyeja e vërtetë pse humbi Kamala Harris

Donald Trump është kthyer. Por mos u gaboni: kjo ishte disfata e Joe Biden. Pas një palë zgjedhjesh të konsideruara “ne fije te perit”, të gjithë po shikojnë mb...

21:37

Rama krah Orban: Putin zgjoi fort BE-në

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban, nga Budapesti aty ku u mbajt takimi i Komunitetit Politik E...

18:51

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI