Flash

Vjosa Osmani: Nuk e shoh Donald Trump si kërcënim për Kosovën

Lapsi.al 7 November 2024
Vjosa Osmani: Nuk e shoh Donald Trump si kërcënim për

Rikthimi i Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk shihet si një kërcënim për Kosovën.

Këtë e konfirmon vetë presidentja Vjosa Osmani. Duke folur në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Budapest, shtoi se Kosova ka patur mbështetjen e çdo administrate amerikane që nga fillimi i viteve '90 dhe beson se kjo traditë do të vazhdojë.

“Nuk e shoh si kërcënim, Kosova në fakt ka përfituar për dekada nga një mbështetje dy partiake nga Shtetet e Bashkuara. Ne u bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, ne u bëmë të lirë kur demokratët ishin në pushtet, ne punuam shumë ngushtë me çdo administratë dhe unë besoj fuqimisht që do të vazhdojë të jetë kështu”, tha Vjosa Osmani.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, presidentja konfirmoi se po vazhdojnë diskutimet në Bruksel mes kryenegociatorëve për mënyrën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Zonja Osmani ofroi mbështetje për Ukrainën, duke sjellë në vëmendje se Rusia nuk është kërcënim për shtetin e përfshirë nga lufta, por për të gjithë Europën dhe botën.

Të këshilluara

Rama krah Orban: Putin zgjoi fort BE-në

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban, nga Budapesti aty ku u mbajt takimi i Komunitetit Politik E...

18:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI