Flash

Shehaj: Kjo llogaritje çmonton mashtrimin e Ramës për rritjen e pensioneve

Lapsi.al 7 November 2024
Shehaj: Kjo llogaritje çmonton mashtrimin e Ramës për rritjen e

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi para Kuvendit se pretendimi i Edi Ramës për rritjen e pensioneve 83% (ose gati dyfish) në 10 vite është mashtrim, sepse ato janë rritur vetëm 26%. 

Lexo më tej: Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve 

Sipas Shehajt, Rama nxorri shifrën 83% duke iu referuar pensioneve në euro, jo në lek. Por, sipas kryetarit të partisë Mundësia, nëse e mbajmë në lek përllogaritjen, siç derdhen pensionet, ato janë rritur vetëm 26% në 10 vite. Thënë ndryshe, rreth 3 mijë e 8 qind e 20 lekë të vjetra në vit.

"Kjo është një tallje! Një tallje e bërë haptas, përtë cilën nuk flet askush në fakt. Është e pafalshme që një kryeministër që është aty përtë rritur pensionet, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, del dhe mashtron thjesht me një hile duke i përllogaritur jo në lekë, por në euro.

Pensionet e qytetarëve shqiptarë mesatarishtjanë rritur me vetëm 382 lekë të reja në vit" - shtoi Shehaj.

Kryetari i partisë së re përmbylli deklaratën duke thënë se po të llogaritet edhe inflacioni, pra zhvleftësimi i fuqisë blerëse të lekut në këto 10 vite, pensionet jo vetëm që nuk janë rritur, por janë ulur. 

"Praktikisht, po të llogarisim edhe inflacionin qënë këto 10 vjet ka qenë pothuajse 30%, pensionet e shqiptarëve jo vetëm që nuk janë rritur por janë ulur. Dhe këtë fakt, Rama e ka transformuar me këtë hilen e vogël duke thënëqë gjasme pensionet kanë kaluar nga 101 në 183 euro" - u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI