Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

“Do ma nxjerrë dikush”, si Bajri dhe Bilali flisnin për vrasjen e Hamza Licit

Lapsi.al 7 November 2024
“Do ma nxjerrë dikush”, si Bajri dhe Bilali flisnin për

Pak ditë më parë Shkodra u trondit nga atentati, ku mbetën të vrarë katër persona Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshorteve Bashkim dhe Flutura Basha.

Mirëpo duket se prej vitesh po planifikohej vrasja e Hamza Licit, pasi sipas disa përgjimeve të aplikacionit “Sky”, Astmer Bilali dhe Behar Bajri planifikonin të vrisnin Hamza Licin në gusht të 2020-ës.

E teksa kërkonin vrasjen e Hamzait, Bilali i kërkonte Beharit informacion dhe për Ibrahim Licin, të cilin synonte ta kapte dhe ta vriste.

Bilali i thotë Bajrit se:“…ka mundësi me ma nxjerr dikush Hamzan. Kam fol mramë me dikën dhe ma premtoj se ma nxjerr. Po shohim ishalla…”.

Ndërsa Behar Bajri ia kthen shkurtimisht Bilalit: “…aaa praaaa…”.

Nga ana tjetër, Behari e rikujton Astmerin se Dor Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici, vijnë nga Saranda në Fushë-Krujë, se ka vdekur Indrit Rraja dhe më pas do vijnë në Shkodër.

Behari i shkruan: “…ça po ngutesh për Braçen…? Se dhe infon e kam temen, por edhe të Shtetit. A ke njerëz? Se duhet me ken nja katër…”.

Astmeri ia kthen: “…sot s’kam njerëz se nuk ashtë kush këtu, as Bardhi nuk ashtë këtu, edhe ata shokt, mi kanë kap… edhe këto si rrin te unë si kam këtu, kan ik për gara sot në Durrës… por unë jam…”.

Ndërsa Behari ia kthen: “…makinë dhe armë kam unë. Por ti je, por duhen njerëz, se ti ça do bash vetëm. Por sido si të jetë të baj SMS, se njerëzit e mi i kam në dispozicion kurdoherë…”.

Por sërish Behari vijon t’i shkruajë: “…keka shpërnda grupi…”

Ndërsa Astmeri ia kthen duke e pyetur: “…kan ik, nuk janë më në Shkodër…?”

Gati tre vjet nga kjo bisedë e siguruar, që bën fjalë për vrasjen e Hamza Licit në një pritë që do organizohej në Shkodër, fëmija i vogël i familjes Lici, është vrarë pikërisht në 30 tetor 2024 në Dobraç.

Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra apo edhe autorët e këtij atentati që la të vdekur 4 persona, ku dy tërësisht të pafajshëm, shkruan ora.

Po ashtu në një tjetër bisedë del qartë se si familja Lici ishte vazhdimisht në mbikqyrje dhe këtë e tregon një moment ku Bilali i thotë Bajrit se “plaku Mere”, duke iu referuar kryefamiljarit Mustafa Lici, kishte dalë në rrugë vetëm.

Behar Bajri i shkruan në mbrëmje Astmer Bilalit, duke i thënë se: “…paska dalë sot plaku Mere në asfalt më thanë, vetëm tek pull. Ka dalë plaku Mere, tek pull në “Golf 4” në qytet…”.

Ndërsa Astmer Bilali ia kthen duke i shkruar se: “…jo ma për zotin, çfarë asfalti…!hahaha po po, ban be?"

Behari: “…Pasha Allahun po, nuk jam për lojna me kështu punësh…”.

Astmeri: “…jaaa, kur ma…?”.

Behari: “…tu u errësu…”.

Astmeri: “jaaa, ku ka dal…”.

Behari: “…ka ik deri në Sarreq…”.

Astmeri: “…jaaa, me çfarë makine…?...ka me e ba rrugë ai, s’ka ku në pi*** të robve të tij me shku…”.

Ndërkohë 4 ditë pas kësaj bisede, në datën 16 korrik 2020, Astmer Bilali, bisedon me Behar Bajrin, duke i thënë këtij të fundit që mos dilte shumë me makinë, pasi do e kapte policia./Ora news

Të këshilluara

Shpërthim në një banesë në Don Bosko

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në zonën e Don Boskos, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. ...

20:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI