Flash

Abuzimi i të miturës në Maliq, policia zbardh detaje

Lapsi.al 6 November 2024
Abuzimi i të miturës në Maliq, policia zbardh detaje

Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me vajzën e mitur, e cila është abuzuar seksualisht nga një mik i familjes.

Blutë deklarojnë se kanë shpallur në kërkim 43-vjeçarin me iniciale E. Sh., i cili akuzohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Sipas policisë, e mitura është marrë në pyetje në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.

NJOFTIMI

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:

E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" (dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare)

Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Shpërthim në një banesë në Don Bosko

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në zonën e Don Boskos, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. ...

20:36

Tërmet në Greqi

Një tërmet ka ndodhur mesditën e sotme në Atikë. Tërmeti sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik ka qenë me magnitudë 3.5 Rihter. Tërmeti ka pasur ...

16:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI