Flash

Qeveria krijon një shoqëri të re aksionere për rrugët

Lapsi.al 6 November 2024
Qeveria krijon një shoqëri të re aksionere për rrugët

Qeveria vendosi këtë të mërkurë të krijojë shoqërinë aksionare “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”, sh.a.

Kjo kompani do të jetë me kapital 100% shtetëror dhe do të ofrojë shërbime të operimit për mundësimin e aksesit në rrugë të përdoruesve.

Gjithashtu, EKORR do të ofrojë kundrejt pagesës shërbimin e operimit dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Sipas VKM-së, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë dhe brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit do të ndjekë procedurat e nevojshme ligjore për themelimin dhe regjistrimin e shoqërisë në QKB.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 50 milionë lekë dhe do të transferohet nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë shoqërisë EKORR, sh.a., menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Organet drejtuese të EKORR janë Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori.

EKORR, sh.a.-ja, ka si objekt të veprimtarisë:

a) operimin e rrugëve me pagesë;

b) mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, e cila përfshin sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, sistemin elektronik për mbledhjen e tarifave dhe serverat e nevojshëm për mbajtjen e përpunimin e të dhënave dhe të arkëtimeve përkatëse;

c) prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë;

ç) arkëtimin e tarifës në rrugët me pagesë;

d) monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse;

dh) sigurimin e sistemeve dhe aplikacioneve elektronike për menaxhimin dhe përdorimin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, për mbledhjen e tarifave dhe serverave të nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave e të arkëtimeve përkatëse.

Për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, EKORR, sh.a.-ja, lidh marrëveshje të veçantë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive. Në marrëveshjen e veçantë, ndër të tjera, parashikohen dispozita për arkëtimin e tarifës dhe të ardhurave të tjera nga operimi i rrugës, si dhe për tarifën që EKORR, sh.a.-ja, përfiton për kryerjen e veprimtarive përkatëse.

EKORR, sh.a.-ja, mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

Shoqëria aksionare financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe burime të tjera të ligjshme. Të ardhurat e shoqërisë aksionare përdoren për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

Burimi i të ardhurave të EKORR, sh.a.-së, janë:

a) të ardhurat nga tarifa vjetore që përftohet nga shoqëritë koncesionare që kryejnë shërbimin e operimit në rrugët kombëtare me pagesë, sipas përcaktimeve në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi;

b) të ardhurat nga tarifa që përftohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 7, të këtij vendimi, në bazë të marrëveshjes përkatëse;

c) të ardhurat nga arkëtimi i tarifës në rrugët me pagesë;

ç) të ardhura të tjera të ligjshme të cilat vijnë nga kryerja e veprimtarive sipas pikës 7, të këtij vendimi;

d) të ardhura të tjera të lejuara, si: grantet dhe huatë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i siguron shoqërisë aksionare mjediset e punës, të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Një tërmet ka ndodhur mesditën e sotme në Atikë. Tërmeti sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik ka qenë me magnitudë 3.5 Rihter. Tërmeti ka pasur ...

16:30

Futet në regjimin 41 biss Neim Avdulaj

I dënuari Neim Avdulaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal për grabitjen e dy bankave është futur në regjimin 41 biss në burgun e Peqinit. Mësohet se Avd...

17:48

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI