Flash

I dënuar me 2 vjet burg për plagosje, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Lapsi.al 6 November 2024
I dënuar me 2 vjet burg për plagosje, shpallet në kërkim

Një 38-vjeçar shqiptar i dënuar me dy vite burg për plagosje është shpallur në kërkim në Greqi. Mediat vendase bëjnë të ditur se gjithçka ka ndodhur më 25 Prill 2023, në një fshat të Elassonës, kur dy miq, të së njëjtës moshë, po argëtoheshin në një kafene.

Mes tyre ka “shpërthyer” një përplasje verbale për një femër, e për pasojë njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur tjetrin në tre gishtat e dorës së majtë. Menjëherë klientët thirrën policinë dhe njëri përfundoi në spital dhe tjetri në qendrën e paraburgimit. I akuzuari është i martuar dhe baba i dy vajzave të mitura. Ai nuk u paraqit në gjykatë dhe përballet me dëbimin për shkak se ka hyrë ilegalisht në vend.

Juria e Përbashkët e ndërroi akuzën për lëndim të rrezikshëm trupor në kundërvajtje dhe e dënoi me gjithsej dy vjet e 9 muaj burg dhe gjobë prej 300 euro. 38-vjeçari është dënuar në mungesë dhe për të është lëshuar urdhër arresti që nëse konstatohet të dërgohet menjëherë në burg.

Të këshilluara

Futet në regjimin 41 biss Neim Avdulaj

I dënuari Neim Avdulaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal për grabitjen e dy bankave është futur në regjimin 41 biss në burgun e Peqinit. Mësohet se Avd...

17:48

"The Telegraph": Pse fitoi Donald Trump

Nga Tim Stanley, The Telegraph Trump e bëri sërish. Duke pranuar me dashamirësi fitoren në skenën në Mar-a-Lagos – "të gjithë këtu janë të mrekullueshëm"– Tr...

14:03

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI