Flash

Nisin akuzat nga demokratët: Biden, fajtor për humbjen e Harris

Lapsi.al 6 November 2024
Nisin akuzat nga demokratët: Biden, fajtor për humbjen e Harris

Menjëherë pas humbjes së Kamala Harris ndaj Donald Trump, disa demokratë po e bëjnë përgjegjës Presidentin Joe Biden. “Biden duhet fajësuar shumë për këtë. Sinqerisht duhet”, - tha një zyrtar i lartë i fushatës së Harris për CNN.

Ka një mori arsyesh për të cilat zyrtarët e Partisë Demokrate po bëjnë përgjegjës menjëherë Bidenin për kthimin e shpejtë të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Për shumë njerëz, kjo ka të bëjë me vendimin e presidentit për të kërkuar rizgjedhjen për një mandat të dytë, në vend që të mbante premtimin e tij të fushatës 2020 për të qenë një president "tranzicioni" dhe një "urë".

Në skenarin ku Biden kishte vendosur të mos kërkonte edhe 4 vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë, thonë demokratët, do të kishte pasur një garë të fortë paraprake mes demokratëve për të zgjedhur kandidatin e tyre dhe bashkë me të, do të kishte kohë që ai kandidat të ngrihej dhe të konkurronte në një fushatë të tijën.

Në vend të kësaj, vendimi i presidentit për të qëndruar në garë pavarësisht shqetësimit të shumë demokratëve, duke çuar në daljen e Bidenit nga gara vetëm disa muaj pas ditës së zgjedhjeve, nuk i dha Harrisit zgjidhje tjetër veçse të bënte një garë jashtëzakonisht të cunguar.

Partia Demokrate, gjithashtu nuk pati kurrë një mundësi për të vendosur, ankohet zyrtari, nëse zëvendëspresidenti ishte apo jo kandidati më i fortë për të paraqitur kundër Trump.

Në fund, sprinti disamujor i Harrisit deri në ditën e zgjedhjeve ishte “fushata e Bidenit me Harrisin në krye të listës. Ishte fushata e Bidenit me postera të rinj”, - tha zyrtari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim në një banesë në Don Bosko

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në zonën e Don Boskos, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. ...

20:36

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI