Flash

Berisha tregon nëse pret heqjen e “non grata” me ardhjen e Trump

Lapsi.al 7 November 2024
Berisha tregon nëse pret heqjen e “non grata” me ardhjen e

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris. I ftuar në lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Berisha i pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata“ ai tha se tani do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo “një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës”.

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko-shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. Një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Ëashington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”, tha Berisha.

I pyetur nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha: “Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtojë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “t’i jepet fund batërdisë”.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arsyeja e vërtetë pse humbi Kamala Harris

Donald Trump është kthyer. Por mos u gaboni: kjo ishte disfata e Joe Biden. Pas një palë zgjedhjesh të konsideruara “ne fije te perit”, të gjithë po shikojnë mb...

21:37

Rama krah Orban: Putin zgjoi fort BE-në

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban, nga Budapesti aty ku u mbajt takimi i Komunitetit Politik E...

18:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI