Flash

Kontenierët në Durrës/ Kumbaro: Nuk janë mbetje toksike, janë mbetje të rrezikshme!

Lapsi.al 8 November 2024
Kontenierët në Durrës/ Kumbaro: Nuk janë mbetje toksike,

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin për anijen Moliva që ktheu në Shqipëri 102 kontenierët me mbetjet e kompanisë Kurum. Kumbaro tha se i gjithë dokumentacioni i është vënë në dispozicion prokurorisë, por ajo refuzoi të flasë për mbetje toksike, duke i quajtur ato mbetje të rrezikshme.

Kumbaro: Nuk ka folur njeri për mbetje toksike, dhe nuk është në asnjë nga letrat apo dokumentacionin që ka qarkulluar. Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria kemi vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin. Është identifikuar vendi ku do të vendosen kontejnerët ku do të vendosen mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të deklaruara nga subjektet si mall, nën-produkte metali. Prokuroria do të hetojë, Ministria e Brendshme ka caktuar vendin ku depozitohen, po mbikëqyren dhe do të presim, hetimet.

Baçi: Po e thua me një fjalë tjetër, jo toksike por të dyshuara të rrezikshme, këtu mbyllet logjika.

Kumbaro: E kuptoj hallin e opozitës, që nuk dini me ca të bëni politikë se ju ka mbetur në maj ballkonit. Referojuni ligjit për mbetjet e rrezikshme. Është mjerane të kapim njëri tjetrin, është e pavërtet që unë i jam shmangur mediave, nëse e keni të vërtetin shkoni në prokurori. Unë i referohem ligjit dhe flas me përgjegjësi.

Baçi: Jepni përgjigje

Kumbaro: Ua kuptoj hallin

Baçi: Në hall jeni ju

Ndërkohë përqafësuesi I kësaj ministrie tha se kontejnerët kanë kaluar nga Porti si mall dhe asnjë nuk e ka etiketuar mbetje. Do të jenë analizat që do të bëhen edhe në Belgjikë e Zvicër dhe në 3 laboratore të tjera që do të vërtetojnë nëse kemi të bëjmë me mbetje.

Drejtor në MTM Athanas Karaja: Deri sot që flasim ka dyshime që janë mbetje, por nga ne nuk është dhënë leje për mbetje. Ato kanë kaluar si mallra. asnjë nuk e ka të etiketuar mbetje, pasi ajo ka ikur si mall. L aboratorët me urdhër të Prokurorisë, do shkojnë analizat në Belgjikë dhe Zvicër dhe në 3 laborator të tjerë dhe më pas do shohim nëse janë apo jo mbetje.

Baçi: Ato janë mbetje

Kumbaro: Kjo është shpifje, sepse është mall

Drejtor në MTM Athanas Karaja: Nuk u pranua nga Tajlanda nga rrëmuja, dhe kur të vij përgjigja do marrim shpjegim.

Kumbaro: Qetësohuni nuk duhet të nxjerrim dhjamë nga pleshti politik

Të këshilluara

Arsyeja e vërtetë pse humbi Kamala Harris

Donald Trump është kthyer. Por mos u gaboni: kjo ishte disfata e Joe Biden. Pas një palë zgjedhjesh të konsideruara “ne fije te perit”, të gjithë po shikojnë mb...

21:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI