Flash

Opozita marshim në Shkodër: Po na vrasin, duhet reagim!

Lapsi.al 2 November 2024
Opozita marshim në Shkodër: Po na vrasin, duhet reagim!

Opozita ka organizuar marshim në Shkodër për masakrën me 3 viktima në Dobraç, ku u ekzekutan me breshëri plumbash 23-vjeçari Hamza Lici dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, si edhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha. Qytetarë iu janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar marshimit kundër krimit të organizuar.

Ata kanë marshuar në heshtje nga Bashkia e Shkodrës në pedonale dhe më pas nëpër rrugët e qytetit.

“Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim”, shkruhet në pankartën që mbajnë në duar protestuesit.

Marshimi vjen si reagim ndaj masakrës së 30 tetorit në Dobraç, ku në mes të ditës iu bë atentat dy të rinjve Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).

Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.

Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Vajkan. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë. Gjithashtu drejtuesi i motorit është dërguar me urgjen...

15:32

7 raste me sëmundjen e zgjebes në Pogradec

Në Pogradec është ngritur alarmi për sëmundjen e zgjebes. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste. ...

13:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI