Flash

Kurti: Serbia do të jetë rrezik për sigurinë e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes

Lapsi.al 2 November 2024
Kurti: Serbia do të jetë rrezik për sigurinë e Kosovës,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ka qenë i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, të shoqëruar me një bashkëbisedim me redaktorin për politikë të jashtme të NZZ, Andreas Ernst. Gjatë këtj adresimi, Kurti ka trajtuar edhe raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti është deklaruar për refuzimin e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e dakorduar Bazike dhe Aneksin e saj të zbatimit dhe ka theksuar disa nga shkeljet e vazhdueshme të Serbisë të cilat kulmuan me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiç. Kurti ka theksuar se Serbia gjithmonë do të mbetet një rrezik për Kosovën.

“Përderisa elita e saj autoritare vazhdon të propagandojë dezinformata, të mobilizojë trupa përgjatë kufirit tonë dhe të refuzojë të ndjekë penalisht terroristët që vranë rreshterin tonë të policisë një vit më parë në Basnjkë të Zveçanit, Serbia gjithmonë do të përbëjë një rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që i pengojnë projektit të “Serbisë së Madhe”, që tani e quajnë “bota serbe”, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina po ngacmohen përveç Kosovës”, ka theksuar Kurti në fjalimin e tij.

Kurti gjithashtu ka thënë se Moska do të jetë e para që do t’i bashkohet këtij “kori përçarjeje dhe shkatërrimi”. Mes tjerash, kryeministri Kurti është shprehur se për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësore të mbesin të ankoruar në bashkësinë europiane të vlerave.

“Rusia por edhe Kina kanë zgjeruar ndikimin e tyre në rajon, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Rusia përdor lidhjet historike dhe kulturore për të ushtruar fuqinë e saj, duke i bërë thirrje shpirtërores së thellë të popullit serb, i cili është i lidhur ngushtë me Kishën Ortodokse Ruse, ndërsa Kina përdor investime dhe kredi për të forcuar ndikimin e saj. Këto ndikime destabilizojnë rajonin dhe krijojnë një pengesë të fortë kundër përparimit demokratik”, ka deklaruar ai.

Të këshilluara

7 raste me sëmundjen e zgjebes në Pogradec

Në Pogradec është ngritur alarmi për sëmundjen e zgjebes. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste. ...

13:39

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI